​Nipi vret gjyshen

Në pasditen e sotme në Draçevë të Shkupit është vrarë me thikë një grua 66-vjeçare nga nipi i saj

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se vrasja ka ndodhur në rrugën “Anton Dimitov”, në shtëpinë e vrasësit, të cilin policia e ka arrestuar.

Autoritetet e hetuesve kanë njoftuar se i dyshuari për kryerjen e krimit është A.R. 20 vjeçar.

Policia ka njoftuar se do të jep më shumë informata, pas përfundimit të inspektimit në terren dhe pas marrjes në pyetje të të arrestuarit.

Back to top button