​Një fitore larg medaljes olimpike, ja kur luan Distria Krasniqi

 
Distria Krasniqi shënoi fitore për më pak se 20 sekonda pasi mposhti Chen Hao Lin të Taipeit kinez me ippon në kategorinë 48 kilogramë.
Kjo pasi paraprakisht xhudistja kosovare mundi me ippon brazilianen Gabriela Chibana.
Blloku final, që përfshin edhe gjysmëfinalet, zhvillohet prej orës 10:00 me kohën tonë lokale.
Në ndeshjet e para Distria u mbështet edhe nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Tokio.
Distria Krasniqi ndodhet në gjysmëfinale dhe një fitore larg medaljes olimpike.

Back to top button