​Njësia B2 pritet të kthehet në prodhim rreth datës 20 janar

Nagip Krasniqi, kryeshef ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës, ka vizituar sot TC Kosova B, për të parë nga afër punimet në njësinë prodhuese të bllokut B-2, nga ku është njoftuar rreth ecurisë së punimeve nga stafi menaxhues i TC-B  dhe ekipi i ekspertëve të KEK-ut të cilët janë duke punuar në identifikimin dhe sanimin e defekteve, si dhe nga eksperti- monitorues i “General Electric”(GE).
“Duke çmuar angazhimin e ekspertit nga GE i cili po asiston dhe monitoron punën e ekipit i ekspertëve të KEK-ut, falënderoj të gjithë stafin e TC-B-së, të cilët janë duke u angazhuar maksimalisht në sanimin defekteve të bllokut B-2, dhe me këtë rast njoftoi opinionin se ashtu sikur që kam deklaruar në konferencën për media ditë me parë, pritet që njësia B-2 të rikthehet në prodhim rreth datës 20 Janar 2022, edhe pse përpjekjet e tona të vazhdueshme janë që kjo të ndodhë edhe me herët”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka folur edhe rreth gjendjes aktuale të prodhimit në KEK.
“KEK aktualisht është duke prodhuar me tri njësi prodhuese tē TC Kosova A (A3, A4 dhe A5, me kapacitet neto prej rreth 400 MW/h energji elektrike) dhe me njësinë B-1 (me kapacitet neto prej rreth 255 MW/h, energji elektrike).Krahasuar me bilancin vjetor energjetik jemi në mungesë prej afër 120 MW/h energji elektrike. Ndërsa sa i përket njësisë B-2, do t’ju njoftojmë me kohë për te gjitha punët lidhur me rikthimin në punë të Bllokut B-2”, ka thënë Krasniqi./21Media

Back to top button