​Osmani uroi Abdixhikun

 

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës Vjosa Osmani ka uruar Lumir Abdixhikun me rastin e zgjedhjes për kryetar të ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Kjo është bërë e ditur nga vetë Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook.

“Më lejoni që këtu, të falënderoj të gjithë politikanët vendorë e ndërkombëtarë për urimet e marra sot. Falënderoj kryeministrin në detyrë Hoti, u.d. e presidentes Osmani, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje Kurti, kryetarin e AAK-së Haradinaj, kryetarin e kryeqytetit Ahmeti, kryetarin e Partisë Demokratike në Shqipëri Lulzim Basha e ish-presidentin shqiptar Sali Berisha, miqtë tanë në Partitë Popullore Evropiane dhe gjithë kolegët, bashkëpunëtorët e përfaqësuesit tjerë të korit diplomatik”, ka shkruar Abdixhiku.

Lumir Abdixhiku sot është zgjedhur kryetar i ri i në Kuvendin zgjedhor të LDK-së pas dorëheqjes së Isa Mustafës, për shkak të debaklit në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Back to top button