​Parashikimi i motit për sot, rritje të temperaturave

Edhe sot do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësira do të ketë kryesisht në relievin malor.
Indeksi UV do të jetë i lartë kryesisht në orët e mesditës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë, kryesisht nga drejtimi i verilindjes.

Back to top button