​PDK-ja kërkoi shkarkimin e menjëhershëm të Bordit të ZRRE-së

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, kërkoi nga Kuvendi i Kosovës që të shkarkohet Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji.
Ai tha se ngritja e tarifave të energjisë elektrike ishte vepër penale, e cila sipas tij ka dëmtuar mbi 450 mijë familje kosovare.
“Kjo është një vepër penale, e cila ka dëmtuar rëndë interesin publik, mbi 450 mijë familje në Kosovë dhe një vepër e tillë, duhet të ndëshkohet penalisht nga Prokuroria Speciale e Kosovës… Ne si deputet nuk mund të qëndrojmë duarkryq dhe të heshtim ndaj kësaj situate. Ajo që duhet të ndodhë, është shkarkimi i menjëhershëm i Bordit të ZRRE-së. Këta njerëz, tashmë me një vendim të gjykatës, është vërtetuar që janë në proces e sipër për të shkaktuar një dëm të madh financiar”, tha Tahiri.

Back to top button