​Pep Guardiola konfirmon që nuk do të nënshkruajë me Messin

 
Pas largimit të pa pritur të Lionel Messi nga Barcelona, skuadrat më të interesuara në shërbimet e tij janë Paris Saint-Germain dhe Manchester City.
Por, spekulimet se kampioni i Premier Ligës dëshiron ta transferojë yllin argjentinas i ka mohuar trajneri i tyre, Pep Guardiola.
“Ne kemi shpenzuar në Jack Grealish dhe ai do ta mbajë numrin 10 sepse ne e kemi bindur për atë gjë, dhe kemi menduar që Messi do të qëndroj. Tani, Messi nuk është në planet tona”, tha Guardiola.
Ky është një lajm i mirë për skuadrën e Paris Saint-Germain ku tani është mbetur skuadra e vetme që është e interesuar në shërbimet e Messit.
Po ashtu, trajneri i Manchester Cityt Pep Guardiola foli edhe mbi interesimin në sulmuesin Harry Kane, ku tha që nëse Tottenham refuzon të filloj bisedimet atëherë nuk do të tentojnë të nënshkruajnë me të.
“Ai është një lojtar i Tottenham-it. Nëse Tottenham nuk dëshiron që të hyjë në bisedime atëherë gjithçka mbaron aty. Nëse dëshiron që të negocioj, shumë klube do ta dëshirojnë transferimin e tij, e edhe ne. Ne jemi shumë të interesuar në të, dhe sigurisht që do të tentojmë për ta transferuar atë”, tha Guardiola.

Back to top button