Për shkak të “referimit të dobët”, klubi kosovar i futbollit paralajmëron shuarjen
Klubi kosovar i futbollit A&N që bënë gara në Ligën e parë ka njoftuar se mund të merret një vendim që të bëhet mbyllja e klubit.
Arsyeja që klubi ka dhënë është për shkak janë dëmtuar në shumë raste nga gjyqtarët e ndeshjeve dhe se kjo i ka dëmtuar shumë ata.
Në lidhje me këtë çështje klubi ka bërë të ditur se së shpejti do të mblidhet kryesia e klubit, ku edhe mund të merret vendim për tërheqje nga garat dhe mbylljen e klubit.
A&N momentalisht renditët ne vendin e tretë në Ligën e Parë me 10 pikë pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara.