Kaloni te përmbajtja kryesore

​Përurohet projekti i parkut dhe këndit të lodrave në Gjyrkoc të Shtimes

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi është pritur në takim nga kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimin ekonomik lokal, bashkëpunimin në mes të Qeverisë dhe Komunës, si dhe mbarëvajtjen e proceseve të projekteve komunale.
Ata me këtë rast kanë vizituar zyrat e administratës komunale, e cila po vazhdon me ofrimin e shërbimeve për qytetarët në mënyrë të rregullt.
Gjithashtu, ministri Krasniqi dhe kryetari Aliu së bashku me banorët e fshatit kanë përuruar projektin – rregullimi i parkut dhe këndit të lodrave në lagjen e komuniteteve në Gjyrkoc, financuar nga programi për mbështetje për projekte infrastrukturore për komunitete, thuhet në komunikatë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button