​Polonia nxjerr një pikë nga Holanda

Futbollistët e Holandës dhe Polonisë kanë luajtur sonte baras në kuadër të Ligës së Kombeve, Grupi A4.
Lideri i tabelës ishte pranë humbjes, por me një kthesë të madhe në 45 minutat e dytë arriti t’i shpëtojë më të keqes, madje mundi edhe të shënojë fitore.
Mysafirët erdhën në epërsi me golin e Cash në minutën 18. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë në “De Kuip” të Feyenoord-it.
Pas katër minuta lojë në pjesën e dytë, polakët dyfishuan epërsinë përmes golit të Zielinski.
“Tulipanët” u rikthyen në lojë brenda tre minutash. Ishte Klasseen autor i të dy golave, fillimisht në minutën 51 dhe pastaj në atë të 54-të.
Holanda ishte shumë pranë fitores në fund të ndeshjes, por Depay nuk arriti të shënojë nga penalltia.
Në ndeshjen tjetër të grupit Uellsi dhe Belgjika luajtën baras 1:1.
Holanda ka 7 pikë në krye të tabelës, pasuar nga Belgjika e Polonia me nga katër pikë dhe Uellsi i fundit me vetëm një pikë.

Back to top button