​Publikohen rezultatet e votave me kusht për Obiliq

Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar rezultatet e votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta për Obiliq.
Në këtë komunë në balotazh do të shkojnë Xhafer Gashi nga Iniciativa Qytetare për Obiliqin dhe Halil Thaçi nga Lëvizja Vetëvendosje, pasi asnjëri prej tyre në raundin e parë nuk morën mbi 50 për qind të votave të nevojshme.
Ndërkaq, nga numërimi i votave me kushte del se Xhafer Gashi, kryetari aktual, ka marrë më së shumti – 83, pasuar nga Halil Thaçi me 48 vota, Mehmet Krasniqi LDK 28, Xhelal Krasniqi AAK 17, Ajet Berisha Lëvizja për Bashkim 6 dhe Hanefi Musliu PDK, katër vota.
48.25 është përqindja e votave që ka marrë Xhafer Gashi më 17 tetor, ndërsa 20.00 për qind Halil Thaçi. Ata do të garojnë për të parin e komunës në raundin e dytë, më 14 nëntor.

Back to top button