Pulisic ia siguron Chelseat tre pikë ndaj West Hamit
Sot në kuadër të xhiros së 34-të në Premier Ligë Chelsea arriti fitore ndaj West Ham Unitedit.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 1-0 në të mirë të skuadrës së Thomas Tuchel dhe heroi i “Bluve” të Londrës ishte Christian Pulisic i cili shënoi në minutën e 90’ pas asistimit nga Marcos Alonso.
Pas 32 ndeshjeve të zhvilluara, Chelsea ka mbledhur 65 pikë dhe renditet në vendin e tretë, kurse West Hamit është i shtati me 52 pikë./21Media