​Punëtorët e Postës me protestë kërkojnë dorëheqjen e bordit të përkohshëm

​Shoqata Sindikale “Posta”, ka protestuar sot para Postës së Kosovës, ku kërkuan dorëheqjen e parevokueshme të bordit të përkohshëm dhe dorëheqjen e bordit për ristrukturim të postës. Në të kundërtën, paralajmëruan masa radikale.
Kryetari i sindikatës, Liridon Mirena tha se heshtja pas plaçkitjes prej 40 mijë euro është papërgjegjësi e pafalshme e bordit dhe menaxhmentit.
“Kërkojmë nga kryeministri Kurti që të ndërhyrjë urgjentisht, sepse të gjitha këto keqpërdorime po bëhen të emër të tij dhe partisë së tij. Kërkojmë nga kryeministri Kurti ta lirojë Postën nga keqpërdoruesit, përfituesit e servilët që ishin të tillë me të gjitha pushtetet dhe partitë. Protesta jonë sot është fillim i revoltës së punëtorëve të Postës”, tha ai.

Back to top button