​Radman thirrje pesë vendeve të BE-së ta njohin Kosovën

 
 
Shefi i diplomacisë kroate, Gordan Grliq Radman, ka inkurajuar sot pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian të njohin pavarësinë e Kosovës.
“Kroacia inkurajon pesë anëtarët e tjerë të BE të njohin Kosovën, pasi kjo do të kontribuonte në stabilizimin e rajonit dhe vetë Kosovës,” ka thënë Radman për gazetarët në konferencën ndërkombëtare GLOBSEC në Bratisllavë, ku gjithashtu do të diskutohet situata në Ballkanin Perëndimor.
Ai ka theksuar se respektimi i integritetit territorial të shteteve është thelbësor për stabilitetin e rajonit.
“Integriteti territorial i shteteve të Ballkanit duhet të ruhet dhe respektohet, pa rikrijuar kufijtë, siç kemi dëgjuar muajt e fundit duke qarkulluar disa letra të famshme, të cilat ishin të drejtuara në atë drejtim”, ka theksuar Radman.
Qipro, Greqia, Rumania, Spanja dhe Sllovakia janë pesë vendet e BE-së që ende nuk pranojnë Kosovën shtet.

Back to top button