​Rama pas finales: Shqipëria la përshtypje fantastike në të gjithë Evropën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Shqipëria ka lënë përshtypje fantastike në sytë e Evropës me organizimin e finales së Ligës së Konferencës në Tiranë.
Rama ka falënderuar të gjithë ata që kontribuan që nata e së mërkurës të jetë një eurombrëmje.
“MIRËMËNGJES  dhe me falenderimin e përzemërt për të gjithë ata që i dhanë jetë eurombrëmjes së djeshme të Shqipërisë, si edhe me krenarinë për përshtypjet fantastike që Shqipëria la në sytë e mbarë Europës, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama në Facebook.
Skuadra italiane Roma është kurorëzuar si skuadra më e mirë e edicionit të parë të Ligës së Konferencës, një kompeticion ky i ri i krijuar nga UEFA për skuadra e niveleve më të ulëta në kampionatet evropiane. Në ndeshjen spektakolare të zhvilluar dje në Tiranë, në stadiumin “Air Albania”, skuadra e Jose Mourinhos e mposhti Feynoordin me rezultat minimal 1-0./21Media

Back to top button