​Robert Lewandowski shpallet sulmuesi më i mirë

Sulmuesi i Barcelonës ka fituar çmimin “Gerd Muller”, si sulmuesi më i mirë.
Lewandowski shënoi 57 gola sezonin e kaluar, me 50 prej tyre në 46 ndeshje për Bayern Munich. Ai fiton çmimin e sulmuesit më të mirë për të dytin sezon radhazi.
Ishte sezoni i tij i tetë dhe i fundit në Bayern Munich dhe më pas u transferua të Barcelona.
Edicioni i 66-të i Topit të Artë që jepet nga “France Football” po zhvillohet në “Théâtre du Châtelet”, në Paris.

Back to top button