Rritet çmimi për Robert Lewandowski-n
Ballafaqimi i Barcelonës me Bayern-in në merkato po bëhet gjithnjë e më interesant.
Gjiganti spanjoll tash e disa muaj po provon transferimin e Robert Lewandowski-t, por ka hasur në një betejë të fortë me gjigantin gjerman.
Fillimisht ishte menduar se kjo tretativ do të mbyllej me lehtësi pasi lojtari kishte shprehur hapur dëshirën për t’u larguar nga Bayern-i, por situata vazhdon të mbetet e bllokuar.
Fillimisht u raportua se Barcelona kishte ofruar 30 milionë euro për sulmuesin polak, por Bayern-i kërkonte më shumë.
Pak ditë më parë u zbulua kërkesa e Bayern Munich-ut për Lewandowski-n e cila ishte 50 milionë euro. Por përditësimet që vijnë nga Gjermania thonë se bavarezët tani kanë rritur kërkesën dhe duan 60 milionë nga Barcelona për sulmuesin polak.