​SBASHK apel publik institucioneve: Ta shfrytëzojmë edhe këta javë për dialog

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës i ka kërkuar institucioneve të Kosovës që mos t’i ikin takimeve në mënyrë që të gjejnë zgjidhje për kërkesat e të punësuarve në tërë sektorin e arsimit dhe të shumë institucioneve të kulturës dhe ligjin e pagave, duke ua dërguar edhe propozimet konkrete për vërejtjet që kanë në draftin e publikuar, si dhe tabelarin e koeficienteve.
Përmes një komunikate bëhet e ditur se SBASHK-u, po ashtu ua kanë dërguar edhe këresën e tyre për një shtesë në pagë prej 100 euro për të gjithë të punësuarit në arsim e kulturë deri të fillojë aplikimi i Ligjit të pagave.
Nëse nuk merret parasyshë kjo k¡rkesë SBASHK ka thënë se më 2 prill 2022 Kongresi do të merr vendime për veprime sindikale.
“Kemi pritur se do të ndodhin takime dhe dialog i mirëfilltë, por deri tani kjo nuk ndodhi .Aq më tepër në përpjekje për të pasur takime dialog i kemi dërguar letra Presidentes së Kosovës dhe Kryetarit të Parlamentit të Kosovës që të shfrytëzojnë pozitivisht autoritetin e tyre dhe të ndihmojnë që të ketë dialog frytdhënës. Përmes këtij publikimi edhe njëherë iu bëjmë apel Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministrit Sveçla, Ministres Nagavci dhe Ministrit Murati që ta shfrytëzojmë edhe këta javë për dialog, në të kundërtën me datë 2 prill 2022 Kongresi do të merr vendime për veprime sindikale, ashtu siç është deklaruar anëtarësia me shkrim”, thuhet në komunikatë./21Media

Back to top button