​Sekuestrohen tri armë në Hajvali

Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit policor Jugu, në tri lokacione të ndara, në Hajvali kanë sekuestruar tri armë.
Të dyshuarit kishin postuar fotografi në rrjete me armë zjarri.
“Kontrollet policore në të tri lokacionet, janë ndërmarrë në koordinim me prokurorin e shtetit dhe gjyqtarët e procedurës paraprake, ku janë gjetur dhe sekuestruar një armë me gaz e tipit Ecol Special, një armë zjarri e tipit Zastava, një pushkë gjuetie si dhe lloj i veçantë i shkrepëses që është emetim arme”, thuhet në njoftim.
Ndaj të dyshuarve janë iniciuar rastet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës./21Media

Back to top button