​Sevilla e Barcelona ndahen në paqe

 
Sevilla dhe Barcelona janë ndarë sonte në paqe në ndeshjen e javës 18 të La ligës spanjolle në futboll, duke luajtur me rezultat 1:1.
Në një ndeshje interesante në “Ramon Sanchez Pizjuan”, të dyja ekipet kërkuan fitore dhe kjo ndikoi që të ketë edhe tensione në fushë.
Vendësit, të cilët renditen në pjesën e epërme të tabelës, erdhën të parët në epërsi me golin e Papu Gomez në minutën 32.
Barcelona u kthye në lojë duke barazuar në fund të pjesës së parë përmes Ronald Araujo.
Në pjesën e dytë vendësit mbetën me një lojtar më pak në fushë pasi Jules Koundo u ndëshkua me karton të kuq në minutën 64, pasi goditi qëllimisht me top në fytyrë Alaba-n.
Mysafirët ishin pranë fitores në minutën 84, kur Dembele goditi rrezikshëm, brenda zonës së rreptësisë, por topi goditi vetëm shtyllën pingule.
Sevilla renditet e dyta në tabelë me 38 pikë, pesë më pak se lideri Real Madrid, ndërkaq Barcelona e shtata me 28 pikë.

Back to top button