SHBA do të vazhdojë partneritetin e fuqishëm me FSK-në
Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj është pritur sot në takim nga ambasadori i SHBA-së në Prishtinë Jeffrey M. Hovenier.
Përveç diskutimit mbi situatën e sigurisë, ministri Mehaj ambasadorit Hovenier i shprehu mirënjohjen e thellë për SHBA-në në mbështetjen e pazëvendësueshme për Kosovën në ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e gjithmbarshëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.
Gjithashtu, i ritheksova faktin e fuqishëm se mbështetja e deritashme e SHBA-së ka qenë dhe është jetike në zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të ndërveprueshme me forcat aleate të vendeve partnere dhe anëtare të NATO-së.
Gjithashtu, Mehaj e ka e njoftuar edhe me nivelin e përgatitjeve për Stërvitjen “Defender-Europe’23” në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me SHBA-në dhe vendet tjera aleate, si dhe vullnetin e gatishmërinë e plotë për pjesëmarrje në operacionet e përbashkëta paqeruajtëse.
Nga ana e tij, ambasadori Hovenier, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen në operacionin humanitar për evakuimin e afganëve, premtoi se SHBA, përmes bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të Iowa-s dhe programeve tjera, sikur edhe deri më tash, do të vazhdojë partneritetin e fuqishëm me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Në fund, të dy ishim të një qëndrimi që të intensifikohet edhe më tej bashkëpunimi bilateral në mes dy vendeve tona në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale dhe më gjerë./21Media