SHBA pritet të vendosë sanksione kundër rusëve
Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të vendosin sanksione ndaj rusëve këtë javë, të cilët janë të lidhur me helmimin e opozitarit Alexei Navalny.
Një raport i Reuters thotë se tri burime e konfirmuan këtë informacion sot, por ata refuzuan të identifikojnë se për cilët shtetas rusë bëhej fjalë.
Departamenti i Shtetit nuk komentoi njoftimin e futjes së sanksioneve dhe një ekspert i lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut, vlerësoi sot se ish-presidenti i SHBA, Donald Trump është përgjegjës pasi ai nuk bëri asgjë për të ndëshkuar rusët që janë përgjegjës për përpjekjen për të likuiduar Navalny.
Muajin e kaluar, presidenti i SHBA-së Joe Biden vlerësoi se arrestimi i Navalny pas kthimit nga trajtimi në Gjermani ishte i motivuar politikisht dhe kërkoi lirimin e tij.
Biden bëri thirrje gjithashtu për një qëndrim më të ashpër ndaj Rusisë dhe njoftoi se Uashingtoni nuk do të “kthente kokën” përpara veprimeve agresive nga Kremlini.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?