​Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Prishtina-Ballkani

Tashmë janë shitur të gjitha biletat për derbin ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit, e vlefshme për xhiron e pestë të Superligës së Kosovës.
Lajmin për shitjen e të gjitha biletave e ka dhënë klubi nga kryeqyteti përmes rrjetet sociale ku edhe ka falenderuar tifozët për këtë interesim kaq të madh.
“FC Prishtina njofton të interesuarit rreth ndeshjes FC Prishtina – FC Ballkani se të gjitha biletat e vëna në dispozicion nga klubi janë shitur. Kujtojmë se hyrja për ndeshjen që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” do të jetë falas në sektorët jug ku janë vendosur tifozët tanë ‘Plisat’ dhe veri për ata mysafirë”, thuhet në këtë njoftim.
Ndeshja FC Prishtina – FC Ballkani zhvillohet sonte nga ora 20:00 dhe i takon xhiros së pestë të Superligës ë Kosovës në futboll.
|m1\-w|m3ga|m5

Back to top button