​Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Kujtim Veselit

 

Është shtyrë seanca për shqyrtimin e ankesës për rritjen e dënimit për rastin e vrasjes së Kujtim Veselit. Avokatja e familjes së dëmtuar, Rina Kika tha se mbrojtja e të akuzuarit ka munguar sot në këtë seancë.

“Ne kemi parashtruar ankesë që ky dënim të rritet deri më 35 vjet. Meqë kodi penal e mundëson një gjë të tillë. Sot ka pasur të mbahet seanca, mirëpo është shtyrë për datën 11 mars 2021 bë ora 10:15 meqë mbrojtësi i të akuzuarit nuk ka qenë i pranishëm. Vrasja dhe dhunimi seksual i Kujtimit nuk do të kishte ndodhur nëse nuk do të ndodhte neglizhenca e skajshme e zyrtarëve policorë”, tha ajo.

Kika ka shtuar se kërkim falje, hetim të pavarur të prokurorëve dhe kompensimi i dëmit janë tri kërkesat që kanë familja dhe mbrojtja e tyre.

Seanca është shtyrë për 11 mars, në orën 10:15./21Media
Back to top button