​Sindikata e Re KEK ndau 2 mijë euro për fondin e ushtrisë

Me propozimin e veteranit të UÇK-së, bashkëthemeluesit të Sindikatës së Re KEK, kryetarin e divizionit DPQ-së, Xhelal Jashari për të ndihmuar fondin e Ushtrisë, kryesia e SRKEK-ut u pajtuan që të ndihmojmë ketë fond me shumë prej 2000 euro nga Sindikata e Re KEK.
Kjo u bë e ditur nga kryetari i Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës, Nexhat Llumnica.
Dje është hapur llogaria bankare për pranimin e fondeve që do të dedikohen për siguri, në kuadër të Fondit të Sigurisë.
Fondi i Sigurisë është themeluar të martën.
Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti ftoi qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët në diasporë por edhe donatorë të tjerë të kontribuojnë për sigurinë shtetërore./21Media

Back to top button