​Situata në grupin G pas humbjes së Ballkanit

Skuadra turke Sivaspor iu revanshua Ballkanit për humbjen e shkaktuar një javë më parë në Turqi duke triumfuar në “Fadil Vokrri” me përmbysje të rezultatit nga 1-0 në 2-1.
Në një atmosferë fantastike të krijuar nga 13 mijë tifozë të pranishëm në tribuna, Ballkani e lëshoi fitoren nga duart duke e rrezikuar kështu seriozisht avancimin përtej fazës së grupeve në këtë garë.
Pas katër ndeshjeve, Ballkani ka vetëm katër pikë me dy humbje, një barazim dhe një fitore duke u renditur në vendin e fundit në grup.
CFR Cluj dhe Sivaspori e kryesojnë këtë grup me nga shtatë pikë dhe janë në pozitë shumë më të favorshme për të vazhduar tutje kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u zhvilluar.
Edhe ndeshja e radhës pritet të jetë shumë e vështirë për kampionin e Kosovës pasi luan kundër Sllavia Pragës në udhëtim.
Kjo është renditja në grupin G:
Sivaspor 7 pikë
Cfr Ckuj 7 pikë
Sllavia Praga 4 pikë
Ballkani 4 pikë.

Back to top button