​S’ka kuorum për miratimin e Projektligjit për Agjencinë e Kosovës për Akreditim

Në mungesë kuorumi nuk është hedhur në votim Projektligji për Agjencinë e Kosovës për Akreditim.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Ngavci, tha se përmes këtij Projektligji synohet të rregullohet statusi i AKA-së si agjenci rregullatore në proceset e akreditimit dhe riakreditimit me qëllim të ngritjes së cilësisë së arsimit në Kosovë.
“Ky Projektligj rregullon statusin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim, si agjenci rregullatore në proceset dhe përgjegjësitë e akreditimit, riakreditimit, validimit dhe monitorimit me qëllim të ngritjes së cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë”, tha ajo.
Sqarime shtesë për këtë projektligj kërkoi deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha.
“Ky projektligj paraqet një praktikë të paparë në nivel të shteteve të rajonit por edhe BE-së, pasi asnjëra prej tyre nuk ka një ligj të veçantë për akreditim”, tha ajo.
Në mungesë të deputetëve kryetari i Kuvendit, Glauk Konjfuca mbylli punimet e seancës së sotme dhe bëri të ditur se e njëjta do të fillojë nesër në orën 12:00.

Back to top button