​Tahiri kërkon dorëheqjen e ministri Zemaj

 

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri sonte  ka akuzuar ministrin aktual të Shëndetësisë, Armend Zemajn për dështim në menaxhimin e gjendjes me pandemi në vend, duke kërkuar që në vend të tij të vijë një person më kompetent.

Ai ka thënë në T7 se gjendja me koronavirus në vend është më e rënduar se sa duket dhe se ministri Zemaj nuk ka punuar për zbutjen e kësaj gjendjeje.

“Zemaj duhet të japë dorëheqje dhe në vend të tij duhet të vijë një person më kompetent”, ka shtuar Tahiri.

Back to top button