​Thaçi: Në Hagë nuk jam pyetur për trafikim organesh e as për “shtëpinë e verdhë”

 

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sonte ka thënë se në Gjykatën Speciale në Hagë asnjëherë dhe nga askush nuk është pyetur për trafikim organesh, për çka edhe është ngritur kjo Gjykatë.

Po ashtu ai ka thënë se nuk është pyetur as për “shtëpinë e verdhë”.

“Më kanë pyetur prej kur kam lindur e të gjitha vitet përfshirë vitet e 90-ta. Mund të konfirmoj se për asnjë moment asnjë fjali dhe asnjë moment nuk jam pyetur për trafikim organesh. Nuk jam pyetur as për ‘shtëpinë e verdhë’ dhe asnjë vrasje”, ka thënë ai në T7.

Thaçi ka thënë se është pyetur për rolin e tij politik gjatë luftës, por edhe për pjesëmarrjen e tij në luftë.

Gjithashtu Thaçi ka deklaruar se në momentin kur i konfirmohet aktakuza nga Dhomat e Specializuara në Hagë, do të japë dorëheqje nga posti.

Po ashtu, Thaçi ka siguruar se nuk do të rikandidojë për një mandat tjetër në krye të shtetit.

Back to top button