​Tregu farmaceutik është i furnizuar për të paktën edhe tre muaj

Furnzimi po vazhdon në mënyrë të zakonshme

Shoqata Farmaceutike e Kosovës inkurajon farmacistët dhe teknikët e farmacisë për maksimumin e dhënë këtyre ditëve për shkak të situatës së krijuar pas rasteve me koronavirus.

“Farmacistët duke qenë në funksion të përgjegjësisë profesionale kanë vazhduar me dhënien e kujdesit ndaj qytetarëve duke qenë derë e hapur në orare të zgjatura në shërbim të qytetarëve përmes shërbimeve profesionale farmaceutik-mjekësor”, thuhet në një komunikatë për media.

Në lidhje me shqetësimet e rritjes së çmimeve, përkundër rritjes së çmimeve të pajisjeve mjekësore në këto kohë në nivel global, Shoqata Farmaceutike e Kosovës distancohet nga çdo lloj abuzuesi të mundshëm që mund të ketë shfrytëzuar këtë situatë.

“Iu bëjmë thirrje kolegëve tanë farmacistë dhe teknikëve të farmacisë, të ndjekin masat e marra nga organet përgjegjëse në mënyrë që të qëndroj më shëndetshëm dhe së bashku!”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu Shoqata Farmaceutike e Kosovës njofton qytetarët se nga të dhënat e distributorëve tregu farmaceutik është i furnizuar për të paktën edhe me 2-3 muaj në stok dhe se furnizimi po vazhdon në mënyrë të zakonshme.

Edhe ministri i shëndetësisë, Arben Vitia sot në konferencë potencoi se nuk ka vend për panik për furnizimet nga faramacitë. / 21Media

Back to top button