​Vendos Kryesia e Kuvendit: Seanca e jashtëzakonshme në ora 18:00

 

Kryesia e Kuvendit ka vendosur qe seanca të mbahet sot në orën 18:00.

Po ashtu Kryesia autorizoi Komisionin funksional për Çështjet e Sigurisë dhe të Mbrojtjes, për shqyrtimin paraprak të këtij propozim-vendimi.

Për shqyrtimin e propozim vendimin të Qeverisë kërkohet shmangie nga afatet procedurale të parapara me rregullore të Kuvendit, e për shmangie të rregullores Kuvendi vendos me dy të tretat e deputetëve të pranishëm në seancë plenare.

“Për fat të keq ka ardhur shume vonë, siç e dini kjo është çështje e cila është planifikuar që një kohë të gjatë, megjithatë meqenëse është vetëm që supozoj që të gjitha partitë politike e përkrahin, dhe do të ketë përkrahje edhe të Kuvendit të Kosovës për t’u shmangur procedurave”, tha Vjosa Osmani në mbledhjen e kryesisë.

Ndryshe, propozim vendimi duhet t’i dërgohet për shqyrtim komisionit funksional për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes, i cili duhet të mbahet sot para seancës, nëse vendoset për mbajtjen e saj.

Back to top button