​Villarreal kualifikohet në finale, eliminon Arsenalin

 

Ka përfunduar ndeshja e kthimit e gjysmëfinales së Ligës së Evropës mes Arsenalit dhe Villarrealit me rezultat të barabartë 0:0, ku skuadra spanjolle ka arritur të kualifikohet për në finale.

Rezultati i sotëm nuk i ka konvenuar Arsenalit, pasi që në ndeshjen e parë, “Topçinjtë” pësuan humbje 2:1 në Spanjë, dhe kështu u eliminua nga Villarreali.

Në finale, skuadra e Unai Emery do të përballet me gjigantin anglez Manchester United, ku ky i fundit e eliminoi Romën me rezultat të përgjithshëm 8:5.

Finalja e Ligës së Evropës do të mbahet në Gdansk të Polonisë, më datën 26 maj.

Back to top button