Kaloni te përmbajtja kryesore

​Vitia: Sot është ditë e rëndësishme për demokracinë dhe jetën e qytetarëve

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga LVV, Arben Vitia votoi në shkollën “Ali Sokoli”, ku tha sot është një ditë e rëndësishme jo vetëm demokracinë, por edhe për jetët e qytetarëve.
“Pas një fushate të gjatë dhe fer nga kandidatët, sot eshtë një ditë shumë e rëndësishme jo vetëm për demokracinë por për jetët tona. Sot flasin qytetarët dhe është me rëndësi që qytetarët me verdiktin e tyre sot. Unë i ftoj qytetarët që të dalin sa më masovikisht në zgjedhje, sepse sa më masive aq më i fortë është verdikti i qytetarëve, të cilit i nënshtrohemi ne”, tha ai.
Lista përfundimtare e votuesve për Zgjedhjet Lokale 2021 përmban 1 milion e 885 mijë e 448 emra të votuesve, apo 90 mijë e 586 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që janë mbajtur më 14 shkurt 2021. Numri i votuesve të rinj, të cilët do të votojnë për herë të parë është: 41 mijë e 12 votues, prej të cilëve 24 mijë e 697 kanë arritur moshën 18 vjeç pas datës 14 shkurt 2021 dhe 8 mijë e 937 votues, të cilët mund të konsiderohet se janë regjistruar për herë të parë në regjistrin qendror civil pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button