​Vizita e Presidentit të Letonisë, bllokohen disa segmente rrugore

Sot në Prishtinë do të qëndrojë për vizitë zyrtare presidenti i Republikës së Letonisë, Egils Levits, së bashku me një delegacion shoqërues.
Përgjatë kësaj vizite Policia e Kosovës do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se me qëllim të qarkullimit të lirë të eskortës nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut, në intervale të shkurta kohore, të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta zyrtare.
Për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta, do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik./21Media

Back to top button