​Votat me kusht për Istogun, diferencë e ngushtë mes Berishës e Feratit

Sot ka përfunduar numërimi i votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta për Komunën e Istogut.
Ilir Ferati nga LDK dhe Bekë Berisha AAK, të cilët do të jenë pjesë e balotazhit më 14 nëntor, kanë marrë më së shumti vota, sipas KQZ-së.
Ferati ka marrë 131 vota, Berisha 121, ndërsa Agron Avdijaj nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili në raundin e parë u rendit i treti, ka marrë 93 vota. Ali Nimanaj i PDK-së ka marrë 36 vota dhe Idriz Blakaj IBI – tetë vota.

Back to top button