VV procedon kërkesën për formimin e Komisionit hetimor për energjinë
Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje sot në Kuvend ka proceduar 40 nënshkrime për formimin e Komisionit hetimor për sektorin e energjisë në vend.
Bëhet e ditur se ky komision hetimor parlamentar do të përfshijë zgjerimin e hetimeve për sektorin e energjisë që nga viti 2006 e deri në prill të vitit 2022.
Ushtruesja e detyrës së shefes së GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se kërkesa për komisionin hetimor parlamentar për sektorin e energjisë do të përfshijnë edhe pikat që janë të propozuara nga opozita./21Media