Zbarkon në Milano zëvendësuesi i Lukakut te Interi
Interi nuk ka pritur gjatë dhe e ka gjetur zëvendësuesin e Romelu Lukakut i cili është larguar për t’u bashkuar me Kampionin e Evropës, Chelsean.
Është sulmuesi boshnjak Edin Dzeko ai i cili është pajtuar që të luajë me Interin në sezonin e ri dhe tashmë ka zbarkuar në Milano për t’i kryer testet mjekësore.
AI do të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2023 me “Neroazzurët”, ndërsa ende nuk është bërë e ditur kostoja e këtij operacioni.
Interi humbi shërbimet e Lukakut pasi ai iu bashkua Chelsat për 115 milionë euro.
Përveç Dzekos, raportohet se Interi është në bisedime edhe me Lazion për transferimin e Joao Correas.
Edin Dzeko has arrived in Milan, ahead of his move to Inter (via @Glongari )pic.twitter.com/ciVWsdx4Dk
— Get Italian Football News (@_GIFN) August 11, 2021