​Zvicra kualifikohet në Botëror

Tashmë është qartësuar situata e komplikuar që ishte në grupin C të kualifikimeve për në Kampionatin Botëror që zhvillohet në vitin e ardhshmë ku Zvicra dhe Italia luftuan deri në xhiron e fundit për vendin e parë.
Në fund, ishin “helvetikët” ata që iu gëzuan kualifikimit direkt si lider të këtij grupit pas fitores me rezultat 4-0 ndaj Bullgarisë.
Golat e realizuara nga Okafor, Varagaz, Freuler dhe Itten në pjesën e dytë ia siguruan tri pikët jetike skuadrës për ta rrëmbyer kështu vendin e parë dhe kualifikimin tuje.
Nga ana tjetër, Italia dështoi të fitojë në ballafaqim me Iralndën e Veriut si mysafire duke barazuar pa gola 0-0.
Ky barazim e detyron skuadrën e Roberto Mancinit që kualifikimin ta kërkojë përmes ndeshjeve të play-off-it.
Pra, grupi C kryesohet nga Zvicra me 18 pikë, e ndjekur nga Italia me 16 sosh.

Back to top button