S’ka qeveri Konjufca 1

(Lajm i përditësuar)


Dështoi formimi i qeverisë Konjufca

Mandatari për formimin e qeverisë së re, Glauk Konjufca nuk mori votat për formimin e qeverisë së re.

Për votuan 56 deputetë kundër 53 dhe tri abstenime.


Lista Serbe se s’ka votë për Qeverinë Konjufca

Igor Simiq nga Lista Serbe akuzoi LVV-në se ka shkelur të gjitha “rregullat” gjatë qeverisjes, duke theksuar se partia që ka nëntë deputetë nuk do të votojë për Qeverinë Konjufca.

“Herën e kaluar kemi dhënë një qëndrim të qartë dhe nëse e shohim se përralla është e njëjtë, por paketimi tjetër. Keni sjellë 100 vendime kundër popullit serb, asgjë të mirë s’keni bërë për shqiptarët, as boshnjakët, as romët, asnjë popull tjetër që jeton në Kosovë dhe në atë që do të mbaheni mend është se i keni thyer të gjitha rregullat e mundshme, ligjet e mundshme, duke formuar diktaturë dhe dëshirën e madhe të ruani fotelet tuaja. Lista Srpska nuk do të votojë për atë që ka përgatitur Albin Kurti”, tha ai.


Basha jashtë kabinetit të Konjufcës

Në përbërjen e kabinetit qeveritar të propozuar nga Glauk Konjufca për dallim nga  përbërja që ka propozuar mandatari paraprak, Albin Kurti nuk figuron kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, shkruan portali rtv21.tv

Basha nga Kurti ishte propozuar si Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit .

Derisa Konjufca në përbërjen e tij e ka zëvendësuar me Besnik Bislimin./21Media


Ismaili: Është farsë, as vet Konjufca nuk e beson se mund të jetë kryeminsitër

Deputeti i PDK-së, Uran Ismail pasi Glauk Konjufca prezantoi kabinetin qeverisës tha se kjo seancë është farsë se as vet ai nuk e beson se do të jetë kryeministër.

“Sot jemi thirrur në një seancë që në thelb është e pakuptimtë, sepse rezultatet i dimë pothuajse të gjithë. Nuk ka njeri, as në VV e as në Kosovë, e fatkeqësisht as vet zotëri Konjufca beson se mund të jetë kryeministër i vërtetë, e zotëri Kurti zëvendës i tij”, tha Ismaili./21Media


Konjufca prezanton Kabinetin Qeveritar

I mandatuari për formimin e qeverisë së re Glauk Konjufca para deputetëve  prezantoi kabinetit qeveritar me këtë përbërje:

Zëvendës kryeministër i parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme Albin Kurti

Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Drejtësisë  Donika Gërvalla

Zëvendës kryeministër I trete për çështje të pakicave Fikrim Damka

Ministër i Financave dhe Ekonomisë, Hekuran Murati

Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale Andin Hoti

Ministër i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Ministër i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministër i Administratës Publike dhe Dixhitalizmit Lulzon Jakgjiu

Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia

Ministër i Arsimit dhe Shkencës, Avni Zogiani

Ministër i Kulturës dhe Turizimit, Fatmir Spahiu

Ministër i Sportit dhe Rinisë – Blerim Gashani

Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal – Rasim Demiri

Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – Fitore Pacolli

Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Armend Muja

Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit – Besnik Bislimi

Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Integrimeve Evropiane – Mimoza Kusari-Lila

Ministre e Energjisë dhe Minierave – Artane Rizvanolli

Ministër për Komunitete dhe Kthim – Nenad Rashiq/21Media


Konjufca: Pa një qeveri të re, vendi ynë e ka sigurt thellimin e krizës aktuale

I mandatuari për formimin e qeverisë së re Glauk Konjufca para deputetëve të Kosovës nisi paraqitjen e programit të tij dhe kabinetit qeveritar

Konjufca gjatë fjalës së  tij  kërkoi votën e deputetëve.

“Pa një qeveri të re, vendi ynë e ka sigurt thellimin e krizës aktuale”, deklaroi. /21Media


Abdixhiku: Presidentja gaboi kur e mandatoi Konjufcën, nuk i ka numrat

Lideri  i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se presidentja Vjosa Osmani  ka gabuar kur e ka mandatuar Galuk Konjufcën për kryeministër.

“Është lexim i gabueshëm, gabim i madh dhe kosto për Kosovën. Ishte parë që nga fillimi që s’i kanë numrat. S’ka vend në botë që pakica qeveris me shumicën. Është vetëm humbje kohe”, ka thënë Abdixhiku.


Haradinaj: Sot është dita e kthesës dhe nis të numërojë koha ndryshe

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nuk do të votojnë Glauk Konjufcën për kryeministër.

Ai, duke hyrë në objektin të Kuvendit për seancën ku pritet të votohet për qeverinë e re, tha se sot me dështimin për të formuar ekzekutivin e ri po i hapet rrugë zgjedhjeve të reja të parakohshme.

“Aleanca është shumë e qëndrueshme në vendimet e veta. Çdo deklarim i yni më përpara ka qenë i Aleancës dhe jo individëve. Edhe atëherë kur kemi votuar lirshëm ka qenë vendim i AAK-së. Prandaj është vendim i Aleancës që të votojmë kundër kësaj kandidature dhe mandatari, i cili nuk është i qëndrueshëm pasi nuk i ka paraqitur nënshkrimet. Zoti Konjufca duhet t’i kërkojë falje qytetarëve se i ka vonuar edhe dy javë Kosovës”, tha ai.

Madje, Haradinaj tha se nga sot po fillon dita e kthesës, pasi sipas tij zgjedhjet e reja do të jenë zgjidhje që institucionet të formohen shpejt.

“Po i vjen fundi të gjithë kësaj situate të rëndë. Kemi humbur shumë muaj, javë dhe ditë të vlefshme për Kosovën. Sot besoj se është dita e kthesës dhe nga sot do të fillojë me numëro koha ndryshe dhe jam optimist se zgjedhjet do të jenë zgjidhja dhe nuk do të humbim kohë pas zgjedhjeve të ardhshme dhe do t’i kemi institucionet e Kosovës”, theksoi ai.


Haxhiu – ish- opozitës: Votoni Glauk Konjufcën

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, i ka bërë lutje partive të ish-opozitës që të votojnë për formimin e qeverisë Konjufca, si dhe të miratojnë marrëveshjet ndërkombëtare dhe projekt-buxhetin për vitin 2026.

Ajo, duke hyrë në objektin e Kuvendit të Kosovës për seancën për votimin e qeverisë së re, kërkoi nga ish opozita t’i japë mbështetje Konjufcës, pasi siç tha, është person unifikues.

“I bëj lutje që të kenë qasje pozitive dhe ta mendojmë interesin e shtetit, qytetarëve të Kosovës dhe të jenë në seancë për të votuar dokumente të rëndësishme. Glauk Konjufca është personi i dytë më i votuar në Kosovë. Të gjithë e dinë dhe ju jeni dëshmitarë që edhe qëndrimet e opozitës në raport me figurën e zotëri Konjufcës dhe ata e kanë përmendur atë si person unifikues. Sot është momenti që t’i japin mbështetje zotëri Konjufca. Ne nuk kemi pse të shkojmë në dy palë zgjedhje në një kohë të shkurtër, nëse edhe nuk dakordohemi për emrin e presidentit. Për hir të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës, le ta votojmë mandatarin dhe ta mbështesim zotëri Konjufca”, tha ajo.


A ka votë për Konjufcën? Berisha: Pas pak minutave…

Deputeti Veton Berisha nuk e mohoi as se pohoi se a do të ketë  votë për Qeverinë Konjufca.

Ai  në një prononcim për RTV21 tha se një gjë e tillë do të kuptohet pas pak minutave.

“Kjo do të varet prej përbërjes, ne i kemi  paraqitur diskutimet tona, kërkesat tona, nëse i kanë marrë parasysh atëherë sigurisht që ka votë nuk jemi për me blloku, nëse vota jonë do të jetë vendimtare  ne do ta votojmë atë qeveria.”, u shpreh ai./21Media


Deliu: PDK s’ka votë për ata që janë përpjekur të vendosin diktat

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu në një pronocnim për RTV21 para seancës së Kuvendit për formimin e qeverisë, tha se se PDK nuk ka votë për Konjufcën.

“Apsolutisht qëndrimi i PDK-së mbetet i qartë edhe në momentin kur është vendos për një mandatar të dytë të qeverisë nga presidentja ne kemi qenë t ëbindur se kjo është vetëm një përpjekje për të zvarritur edhe më tutje status quo-n, për të zvarritur gjendjen e rënduar në të cilën është vendosur Kosova tash e nëntë muaj, sepse të njëjtit jo vetëm që nuk kanë mundësi t‘i marrin votat, por kanë refuzuar të bashëkpunojnë , janë përpjektur tash e sa kohë të vendosin diktat në mënyrën se si e shohin qeverisjen“, u shpreh Deliu.

Më tej ajo tha se PDK nuk mund t’i jap besimin dikujt që e ka stagnuar zhvillimin ekonomik dhe e ka vendosur Kosovën në pikën me të ulët të raportetve të partneritetit të saj.

“Arbitraiteti i shkeljes së rendit kushtetuese, mënyra se si janë sjellur në Kuvend duke refuzuar çdo zë të çështjeve kushtetuese të njohësve, pra flet për arrogancën e paparë të përpjekes për diktat dhe nënshtrim“, tha Deliu./21Media


“LVV e ka dëshmu se merr vesh qysh është politika e hajnisë“, Lushaku: Seanca për të iu hedhur sy qytetarëve

Deputetja e LDK-së Jehona Lushaku para nisjes së seancës për formimin e qeverisë së re, i tha RTV21 se kjo seancë është dëshmi se një mandatar i dytë nga LVV, e cila sipas saj nuk ka bërë asnjë përpjekje për ta bërë shumicën e ka pritur ditën e fundit që të bëjë mbahet edhe një seancë improvizuar.

“Vetëm sa për të thënë i kryme gjithçka çka patëm, kjo ësht ëme tëpër një seancë për të iu hedhur hi syve qytetarëve, për të improvizuar se jemi duke bërë përpjekjet tona, po kjo është krejt një seknar i pamoralësh i LVV-së përkujdrejt qyttarëve dhe normalisht ata po mendojnë se kështu i fitojnë votat në zgjedhje“, u shpreh Lushaku.

Ajo tha se deptuetët e LDK-së nuk kanë votë për Konjufcën

“LVV e ka dëshmu se merr vesh qysh është politika e rrugës, e militantëve e hajnisë“, tha Lushaku./21Media


Çka mund të ndodh me Qeverinë Konjufca?

Mandatari për formimin e Qeverisë, Glauk Konjufca, i cili kishte 15 ditë kohë kushtetuese për të siguaurar numrin e nevojshëm për formimin e Qeverisë e ka shpenzuar këtë afat deri në ditën e fundit e që është e kjo e mërkurë, kur edhe është paraparë seanca për në orën 14:00.

Por, edhe pse presidentja Osmani kur e kishte mandatuar Konjufcen më 5 nëntor, duke shprehur pritshmëritë se Konjufca i ka gjasat ta formojë Qeverinë e re, një gjë e tillë ka pak gjasa të ndodh. Mandatari Konjufca ka arritur ta sigurojë vetëm një votë më shumë se shefi i tij, Albin Kurti, i cili në seancën e 26 tetorit i kishte siguruar 56. Pra, sipas zyrtarëve të LVV-së që i kanë thënë televizionit 21 mandatari Konjufca ka arriur t’i sigurojë 57 vota, por që janë të pamjaftueshme sepse i duhen 61. Vota e 57-të siç merr vesh RTV21 është e deputetit të komunitetit egjiptian, Veton Berisha, i cili kishte abstenuar për Kurtin. Si rrjedhojë në mungesë të votave të nevojshme  LVV-ja ka gjasa të mëdha të dështojë edhe në tentimin e dytë për formimin e Qeverisë.

Deputetët e LVV-së kanë thënë për rtv21 se shpresojnë në votën e deputetëve individualisht, sidomos të atyre të PDK-së dhe LDK-së. Por, një gjë të tillë e kanë kundërshtuar partitë e ish-opozitës, referuar deklarimeve të deputetëve të PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Nismës. Përveç,  PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, në seancën për zgjedhjen e Qeverisë nuk do të marrin pjesë tre deputetët e Nismës Socialdemokrate.  Nga ky subjekt politik i thanë RTV21 se nuk do të marrin pjesë në seancën për Qeverinë me arsyetimin se kryetari,  Fatmir Limaj, ka bërë përpjekje të mjaftueshme për të arritur një konsnesus për formimin e institucioneve, por siç thonë ka hasur në kundërshtime.

48 deputet e LVV-se dhe 9 deputetët e grupit multietnik për mandatarin Glauk Konjufca bëjnë 57 vota. Por, i duhen edhe 4 vota te tjera për te formuar një Qeveri të re, qoftë ajo edhe e perkohëshme deri ne zgjedhjen e presidentit.

RTV21 do ta transmetojë drejtpërdrejtë seancën e orës 14:00 për zgjedhjen e Qeverisë së re. /RTV/21Media

Back to top button