Dështon përpjekja e dhjetë për konstituimin e Kuvendit

(Lajm i përditësuar)
Gërvalla: Opozita të mos ja mohoj të drejtën e votës deputetëve të saj
Kryetarja e Lista Guxo, Donika Gërvalla tha se bllokada e vazhdueshme e opozitës do duhej që të merret parasysh edhe do duhej që opozita të mos ja mohoj të drejtën e votës deputetëve të saj.
‘’E patëm edhe një përpjekje për të vazhduar për të ecur përpara për të thyer bllokadën totalisht e pakuptueshme dhe të pakuptimtë në konsitutimin e institucioneve duke filluar nga konstituimi i kuvendit, kjo situatë është tërësisht e papranueshme dhe prandaj irritimi që është shkaktuar nga sjellja nga bllokada e vazhdueshme e opozitës do duhej që të merret parasysh edhe do duhej që opozita të mos ja mohoj të drejtën e votës deputetëve të saj, për mua është i pakuptueshëm ky hezitim për të votuar me votë të fshehta i cili e shpërfaq mosbesimin që drejtuesit e opozitës partive opozitare e kanë ndaj deputetëve të tyre Kjo mungese e besimit të deputetëve të tyre tregon që vullneti për të bllokuar proceset është i shtyrë nga motive të cilat është lehtë po njëkohësisht shumë vështirë të shpjegohen’’, tha Gërvalla.
Kadrijaj: Nuk i kanë votat për lojrat e tyre politike, Dehari i gjori po keqpërdoret, po punon sipas skenarit të VV-së
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj tha se VV po kërkon vota për formimin e një komisioni ndërsa nuk e kemi emrin e kandidatit.
Ajo tutje ka shtuar se VV, nuk i ka votat për lojrat e tyre politike, teksa shtoi se ”po e keqperdorin poziten e kryesuesit, Dehari i gjori po punon sipas skenarit të VV-së”
‘’Ajo çfarë po ndodh është për keqardhje, është shkelje ligjore është shkelje kushtetuese është shkelje e rregullores së kuvendit të Kosovës mënyra e ndryshimit të votimit dhe ajo cfarë po ndodh po kërkojnë votë për formimin e një komisioni ndërsa nuk e kemi emrin e kandidatit’’, tha Kadriaja.
Bajrami: Ne nuk kemi votë për Albulena Haxhiun
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, pas dështimit të seancës konstituive ka thënë se partia e saj nuk do ta votojë Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit.
Ajo tha se kryetari i institucionit ligjvënës duhet të zgjidhet me marrëveshje politike.
“Nuk kemi votë për Albulena Haxhiun. Kryetari i Kuvendit duhet të zgjedhet me marrëveshje politike, dhe kështu do të vazhdojmë përderisa ata nuk reflektojnë”, tha Bajrami.
Krasniqi: As herën e 100-të nuk kalon Albulena Haxhiu
Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi pas dështimit të seancës konsitutive të Kuvendit ka thënë Albin Kurti nuk ka vota për tu bërë kryeministër dhe se kjo është arsyeja pse ai po e mban ”vendin peng”.
‘’Sepse mentaliteti i diktatit është mentaliteti i ish-qeverisë e cila nuk e ka marrë besimin qytetar por nuk po pajtohet me verdiktin që ja kanë dhënë qytetarët, në mungesë të shumicës parlamentare Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje edhe sot për të dhjetën herë me radhë po tentojnë që në forma të paligjshme jo kushtetuese fatkeqësisht duke e keqpërdor mënyrën ma eklatante një njeri të moshuar që është deputet i Kosovës zotin Dehari edhe sot tentuan që vërtetë të imponojnë vullnetin e tyre duke e shkelure kushtetutën hapur, ne u a bëjmë të qartë edhe njëherë qytetarët nuk na kanë votuar neve as për ta shkel ligjin as për ta shkel kushtetutën, por na kanë votuar për ti dhanë vendit institucione dhe u a përkujtoj e u përsëris, as herën e parë as herën e dhjetë as herën e 100 nuk kalon Albulena Haxhiu sepse nuk e meriton ky kuvend ta ketë në krye një figurë të tillë’’, tha Krasniqi.
Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj mungojnë në seancën konstiutive
Në seancën Konstituive të Kuvendit të Kosovës e 10 me radhë po mungojnë kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj dhe ai i Nismës, Fatmir Limaj.
Seanca që ishte paraparë për të filluar në orën 10:00, ka nisur me vonesë.
Konjufca iu flet deputeteve të PDK-së, Kurti e “kqyrë”
Para fillimit të seancës Konstituive është parë Galuk Konjufca duke biesduar me deputetët e PDK-së, teksa kryetari i VV-së Albin Kurti shihet duke i shikuar.
Deputetët e PDK-së dhe të LDK-së të parët në sallë
Sot do to mbahet vazhdimi i 10-të i seancës për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.
Deputetët kanë filluar grumbullimin në Kuvend të Kosovës.
Deputetë nga VV, PDK, LDK e AAK tashmë janë regjistruar.
Çitaku: PDK nuk do të marrë pjesë nëse votohet sërish fshehtas për kryeparlamentarin
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se ata nuk do të marrin pjesë në votimin për kryetarin e Kuvendit në rast se edhe këtë herë propozohet një proces me votim të fshehtë.
Para gazetarëve, Çitaku tha se qëndrimi i PDK-së mbetet i pandryshuar dhe se nëse përsëritet metoda e njëjtë e votimit, veprimi i partisë do të jetë i njëjtë.
“I ngjashëm ( do të jetë veprimi i PDK-së)”, ka thënë Çitaku.
Gërvalla: Opozita po e zgjat ngërçin, po presin ndihmë nga jashtë
Kryetarja e Lista Guxo, Donika Gërvalla tha se partitë, PDK, LDK e AAK po e zgjasin ngërçin politik derisa siç tha ajo t’iu vijë “ndonjë ndihmë nga jashtë”.
Ajo tha se para nisjes së seancës konstituive do të mbajnë një takim konsulatativ për të diskutuar për qasjen që do të kenë sot.
Gërvalla theksoi se vota e fshehtë është mënyrë e mirë për të tejkaluar këtë bllokadë të vazhdueshme nga opozita.
“Ne tani do të vazhdojmë me takimin në grupin parlamentar së bashku me kryeministrin dhe deputetët e grupit tonë parlamentar dhe do ta diskutojmë se cila do të jetë qasja sot. Mirëpo, një gjë është e qartë votimi i fshehtë është i paraparë edhe në Kushtetutë edhe në rregulloren e Kuvendit dhe më duket një mënyrë shumë e mirë për ta kaluar tejkaluar këtë bllokadë të vazhdueshme që po e bënë opozita sot për të dhjetën herë”, tha ai.
Gërvalla tha se partitë opozita meqenëse nuk kanë arritur marrëveshje mes vete po e zgjasin ngërçin derisa t’iu vijë ndonjë ndihmë nga jashtë.
“Votën e hapur e provuan ta merrnin, nuk e morën dotë se si duket opozita nuk ka arritur në radhë të parë marrëveshje mes vete për krijimin e qeverisë në rast se siç supozojnë ata kryeministri Kurti nuk do të arrinte ta bënte qeverinë me 61 vota në parlament dhe prandaj janë të interesuar ta zgjasin ngërçin derisa t’iu vijë ndonjë ndihmë nga jashtë se tjetër shpjegim nuk ka”, tha ajo.
Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje para nisjes së seancës konsittuive do të mbaj një takim konsultative me anëtarët e saj dhe kreun, Albin Kurti.
Sot nga ora 10:00 do të vazhdojë seanca konstituive për Kuvendin e Kosovës. Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu ka dështuar për gjashtë herë të sigurojë votat e nevojshme për t’u zgjedhur. Ndërsa kjo është hera e dhjetë që tentohet të konstituohet Kuvendi i Kosovës.
Të enjten, kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari propozoi votim të fshehtë për kryeparlamnetarin, por kjo mënyrë e votimit u kundërshtua nga partitë opozitare.
Haradinaj: Shpresoj që do të ndodh një propozim i ri
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj shpreson se në seancën e sotme do të ketë propozim të ri për kryetar të Kuvendit.
Ai tha se votimi sot do të bëhet në mënyrë të hapur.
”Edhe sot do të mbahet seanca, rendi i ditës është zgjedhja e kryetarit të kuvendit po shpresojmë që të kemi një kandidat unifikues pra qe do të ndodh një propozim i ri, shresoj edhe që të votojmë kryetarin Kam dëgju disa mundësi po ndoshta edhe nuk ka ardh dita ende, po kam dëgju disa mundësi që do ketë një kandidaturë unifikuese. Besoj që kjo qështje është e rregullume, pra votimi është i hapur, mund të ndryshoj procedura nësë është vullneti i deputetëve nëse s’ka vyullnet nuk mundet. Jo jam shumë nxanë këto ditë, si kam mundësitë për takim”, ka deklaruar Haradinaj.
Bajrami deklaron se LDK-ja s’do të ndërrojë qëndrim
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se është e papranueshme çdo përpjekje për të ndryshuar mënyrën e votimit gjatë procesit të konstituimit të Kuvendit.
Ajo theksoi se LDK-ja ka qenë gjithmonë e qartë në qëndrimin e saj dhe se “nuk jemi ne ata që duhet të ndërrojmë qëndrim”.
Sipas saj, ndryshimi i mënyrës së votimit mund të bëhej vetëm në fillim të procesit dhe jo në fazën kur votimi është duke u zhvilluar.
Kurti i “blinduar” nga rojet, nuk flet për media
Kryetari i VV-së Albin Kurti ka arritur para fillimit të seancës konsitutive nuk ka folur për gazetarët.
Madje Kurti është parë i “blinduar” nga rojet.
Murati: Uroj që të ndërrojë qëndrim opozita
Deputeti i zgjedhur i VV-së, Hekuran Murati pak para nisjes së seancës së dhjetë konstituive, tha se do të ketë ndryshim qëndrimi nga ana e opozitës.
Të paktën, ai uron për një veprim të tillë.
“Uroj që të ndërrojë qëndrim opozita në mënyrë që të zhbllokohet procesi”, tha Murati para gazetarëve.
Qalaj: PDK ka qëndrimet e njëjta
Deputeti i Partisë Demokartike të Kosovës, Rashit Qalaj ka thënë se PDK ka qëndrimet e njëjta sa i përket votimit për kandidaten për kreytare të Kuvendit.
“Sa i përket PDK-së, qëndrimi është i njëjtë. Nuk ka votë për njeri që nuk është dinjitoz për pozitën e kryetarit të Kuvendit”, ka thënë ai para gazetarëve./21Media
Agim Bahtiri nuk prononcohet per media
Deputeti i VV-së, Agim Bahtiri ka arritur në Kuvendin e Kosovës për seancën konstituive.
Bahtiri nuk është deklaruar për media.
Seanca e dhjetë në përpjekje për konstituimin e Kuvendit
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen përsëri në përpjekjen e radhës për të finalizuar konstituimin e Kuvendit. Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit si fituese e zgjedhjeve ka dështuar për gjashtë herë radhazi që të sigurojë 61 vota për ta zgjedhur Albulena Haxhiun si pasuese të Glauk Konjufcës në krye të Kuvendit.
Në seancën e fundit, duke parë disa dështime radhazi, partia e Kurtit përmes Avni Deharit si kryesues i seancës, kishte tentuar të ndryshojë mënyrën e votimit, por pa sukses. Sipas tyre, nëse votimi do të bëhet në mënyrë të fshehtë, deputetët s’do të kenë presion dhe do të votojnë më lirshëm.