1.33 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina për në Poloni

Rreth 1.33 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina në Poloni, që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, informoi agjencia e Gardës Kufitare polake.

Në një postim në Twitter të mërkurën, agjencia bëri të ditur se për njerëzit që kanë hyrë në Poloni, 93% janë shtetas ukrainas, 1% janë polakë dhe 6% janë qytetarë të pothuajse 100 kombeve të tjera.

Agjencia informoi se vetëm të martën, 125,800 njerëz kaluan kufirin, nga rekordi ditor i së dielës prej 142,300, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Deri në orën 06:00 të mërkurën, 33,500 njerëz kishin kaluar kufirin.

Polonia është tashmë shtëpia e shumë ukrainasve – vlerësimet variojnë nga një deri në dy milionë njerëz dhe shumë kanë shkuar për të qëndruar me familjen ose miqtë atje.

Mijëra polakë po presin refugjatë edhe në shtëpitë e tyre./21Media

Back to top button