Kaloni te përmbajtja kryesore

1 mijë e 233 pacientë po trajtohen me COVID-19 në SHSKUK

Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 1 mijë e 233 pacientë me COVID-19.
Sipas raportit të punës për datën 6 shtator, 1 mijë e 115 pacientë janë të konfirmuar pozitivë, 83 në gjendje të rëndë, kurse 1 mijë e 038 me oksigjeo-terapi.
”Në klinikave COVID-19, të QKUK-së, në trajtim janë 436 pacientë, 431 të konfirmuar me COVID-19, 368 me okisgjeno-terapi”, është bërë e ditur në njoftimin e SHSKUK-së.
Ndërsa, në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 797 pacientë, 684 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 670 me oksigjeno-terapi.
Ndërkaq, numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme është ky: Klinika Infektive, 117 pacientë; Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 108 pacientë; Klinika Infektive III ( Interno), 78 pacientë; Klinika e Pulmologjisë, 90 pacientë; Mjekimi Intensiv COVID-19, 24 pacientë; Klinika e Gjinekologjisë, 16 pacientë;
Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë; Spitali i Prizrenit, 163 pacientë; Spitali i Gjakovës, 113 pacientë; Spitali i Pejës, 220 pacientë; Spitali i Gjilanit, 128 pacientë; Spitali i Vushtrrisë, 30 pacientë; Spitali i Mitrovicës, 58 pacientë dhe Spitali i Ferizajt, 85 pacientë.
Ndërkohë, numri i pacientëve që po trajtohen me COVID-19 ka shënuar rritje në krahasim me ditën e djeshme, ku në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme trajtoheshin 1 mijë e 207 pacientë. 1 mijë e 101 prej tyre ishin pozitiv, 1 mijë e 026 me okisgjeno-terapi dhe 87 në kujdes intensiv./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button