Në Kosovë që nga fillimi i pandemisë , mbi 69 mijë persona janë infektuar me Covid-19, ndërsa 1 mijë e 599 prej tyre kanë humbur jetën.

Numri total i të shëruarëve deri tani është , 59 mijë e 849, kurse numri i rasteve aktive është 7 mijë e 782.

“Numri total i rasteve pozitive është 69.230 raste nga 307.332 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.599 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 206 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 59.849 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.782”, bëhet e ditur në raportin e fundit të IKSHPK-së.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 453 raste të reja me covid-19, si dhe janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (83, 76, 70 vjeç), Skenderaj 1 rast (58 vjeç). /21Media