“1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani”, Kurti bën ftesë të shfrytëzohen edhe dy javët e mbetura

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se mbi 1 milion qytetarë janë regjistruar deri më tani. Kurse deri në përfundim të procesit të regjistrimit kanë mbetur edhe dy javë.

“Sot bëhen 2/3 e procesit të regjistrimit, ndërsa kanë mbetur edhe 14 ditë deri në fund. Pjesëmarrja e qytetarëve është e lartë dhe misioni i ekspertëve të UNECE dhe UNFPA ka konstatuar se Agjencia e Statistikave të Kosovës po bën një punë shembullore në menaxhimin dhe mbarëvajtjen e procesit.”, shkroi Kurti në Facebook.

Më tej ai u bën thirrje qytetarëve të cilët ende nuk janë regjistruar ta bëjnë një gjë të tillë.

“Falënderoj secilën dhe secilin regjistrues për dedikimin profesional që kanë shfaqur deri më tani. Ftoj qytetarët që të vazhdojnë t’i përgjigjen pozitivisht ftesës sonë për regjistrim.
Ky proces që ndodh çdo dhjetë vjet është vendimtar për planifikimin tonë si shtet dhe progresin tonë si shoqëri.”, përfundoi ai./21Media

Back to top button