1 milion vaksina anti-COVID të administruara në Kosovë

 
Deri më sot, 1 milion doza të vaksinave anti-COVID janë administruar në Kosovë.
Kështu kanë bërë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë (MSH), përmes një komunikate.
“Mirënjohje ekipeve të vaksinimit për punën e çmuar dhe besimin e patundur për të arritur këtë nivel të trendit të vaksinimit në një kohë të pazakontë. Le të i bashkojmë thirrjet tona për të afërmit e më të dashurit tonë, që të rezervojnë një termin për vaksinim sa më herët që është e mundur.  Tash kur e kemi të njohur se vaksina zvogëlon dukshëm simptomat e rënda të sëmundjes dhe vdekjen, dhe kështu probabilitetin e infektimit indirekt të njerëzve të tjerë, pa e ditur, akti më moral dhe më i përgjegjshëm është i qartë: VAKSINIMI”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Tutje theksohet se është shumë e rëndësishme që të mbajmë ritmin pozitiv të vaksinimit, sepse vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë ta mposhtim virusin. “Sepse vetëm #Bashkëiadalim”.
Në 24 orët e fundit, në Kosovë janë konfirmuar 703 raste të reja me COVID-19, nga 10 mijë e 851 testime të kryera. Ndërsa jetën e kanë humbur 19 persona të cilët ishin të infektuar me virus./21Media

Back to top button