1 muaj paraburgim ndaj policit hetues në Obiliq që dyshohet se mori 1 mijë euro ryshfet

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji ndaj të pandehurit B.H për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

“Gjyqtari i Procedurës Paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe të pandehurit B.H iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj, masa e paraburgimit është caktuar në kuptim të nenit 184 paragrafi 1, nën paragrafi 1.1 dhe 1.2 , pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së”, thuhet në njoftimin për media të Gjykatës.

Ndërsa tutje thuhet se kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë./21Media

Back to top button