1 viktimë nga COVID-19 në Maqedoni
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftoi se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 54 raste të reja me COVID-19, nga 3 mijë e 87 testime të kryera.
Rastet pozitive janë nga: 32 në Tetovë, pastaj në Shkup – 13, Dibër – 4, Gostivar dhe Vallandovë nga 2 raste dhe 1 në Kërçovë.
Një pacientë i moshës 77 vjeçe nga Tetova, ka vdekur si pasojë e këtij virusi, ndërkaq janë shëruar 28 pacientë të tjerë.
Numri i rasteve aktive është 613, e në maje të listës me më shumë të infektuar kryesojnë Shkupi dhe Tetova./TV21