1 viktimë nga Covid-19 në Shqipëri

Edhe ditën e sotme është shënuar numër i lartë infektimesh nga Covid-19 në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 4,232 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 139 qytetarë, në këto bashki: 41 raste në Tiranë, 21 raste në Shkodër, 13 raste në Vlorë, 7 raste në Elbasan, 5 raste në Kavajë, Lushnje, 4 raste në Durrës, Kukës, Vau i Dejës, Gramsh, 3 raste në Fier, Mat, Sarandë, Malësi e Madhe, Patos, 2 raste në Korçë, Lezhë, Kamëz, 1 rast në Krujë, Kurbin, Has, Berat, Gjirokastër, Pogradec, Përmet, Dimal, Himarë, Peqin.
Gjatë 24 orëve të fundit ka ndërruar jetë një 79-vjeçar nga Durrësi. Aktualisht janë 876 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 29 pacientë.
Janë shëruar 25 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,395 që nga fillimi i epidemisë./oranews

Back to top button