Kaloni te përmbajtja kryesore

10 euro ryshfet policit, për ta kaluar kufirin “më lehtë”

 

Policia e Kosovës ka ndaluar një shtetas të Maqedonisë së Veriut për dhënie ryshfeti në pikën kufitare në Glloboçicë.

I njëjti gjatë kontrollit të dokumenteve i ka ofruar 10 euro zyrtarit policor, me qëllim të kalimit të kufirit pa kontroll të detajuar, pasi që i njëjti kishte të ngarkuar karburant me shumë se që është e lejuar.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 07:20.

Të dyshuarit i është refuzuar hyrja nga ana e doganës./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button