10 gra me Covid-19 të hospitalizuara në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike

10 paciente me Covid-19 janë të hospitalizuara në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur sot për rtv21.tv drejtori i Klinikës Obstetrike Gjinekologjike, Jakup Ismajli, i cili ka informuar se gjendja shëndetësore e pacienteve është stabile.
“Në repartin për Covid janë në dispozion 21 shtretër, me sallë të lindjes, sallë të operacionit me mundësi zgjerimi edhe për 25 shtretër”, ka potencuar ai.
Ismajli ka shtuar se nga janari nuk ka pasur asnjë rast të vdekjes së shtatzënave nga Covid-19./21Media

Back to top button